Avokati Spartak Ngjela e cilëson krijimin e OFL si një vendim arbitrar, duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin, për struktura paralele.
“Kryeministri aktual është anti-sistem. Ky e do pa system, me një ligj arbitrar. Si duhet të qëndrosh brenda sistemit? Jo me akt normativ, me amendamente të ligjeve.Në momentin kur ka dalë një organ, i cili do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin që është SPAK, si e merr ti përsipër krimin e organizuar dhe pastaj ja çon SPAK-ut? Nuk ka më fuqi të punojë shpejt dhe këta fitojnë kohë, korrupsioni fiton kohë. Domethënë që është në ndihmë të korrupsioni.”– u shpreh avokati Ngjela për A2.
Avokat shton se faktori ndërkombëtar nuk do ta lejojë dobësimin e SPAK .
“Kanë ekspertë të nivelit të lartë dhe e shikojë që kjo gjë nuk gjen zbatim dhe me njëri-tjetrin tallen. Nëse vërtetë do të fillojë të sabotohet puna e SPAK do t’i thonë atij që të mos i pranojë. Ata e drejtojnë SPAK-un”, sqaron avokati Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post