Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar ambasadores Yuri Kim, që teksa shkruan se ajo i riktheu sërish optimizmin shqiptarëve, i bën thirrje të vijojë me forcë Reformën në Drejtësi dhe konsolidimin e SPAK.
Sipas Ngjelës vetëm lista e hapura në zgjedhje dhe konsolidimi i Reformës në Drejtësi do të mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kaosi ku ndodhet.
Postimi i plotë:
“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, kthehu sërish optimizmin te shqiptarët.
Korrupsioni i lartë shtetëror është gjëmë kombëtare.
I
Your exelency Yuri Kim, shqiptarët po presin ndihmën tuaj:
Për të vijuar me forcë reformën në drejtësi dhe konsolidimin e SPAK -ut, deri në shtypjen e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimin e organizuar.
Për të shpejtuar organizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe plotësimin e saj me ekipin e trajnuar në Shtetet e Bashkuara: sepse pa këtë Byro, nuk mund të fillojë goditja e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar.
Për të ushtruar presion ndaj krerëve të Partisë Socialiste që të vendosin listat e hapura në reformë zgjedhore.
ll
Dy janë rrugët që shqiptarët duhet të ndjekin për të fshirë nga
pozicioni abuzues klikën politike të korrupsionit shqiptar: reforma në drejtësi me SPAK-un aktiv; dhe listat e hapura në sistemin zgjedhor.
Ky është një korrupsion banditesk, që më këtë kod zgjedhor dhe me ndihmën e krimit të organizuar, nuk mund të rrëzohet dot; sepse krimi i organizuar, i cili është rrjedhojë direkte e korrupsionit të lartë shtetëror, është klientela aktive e këtij korrupsionit të lartë politik, në mbi 20 vjet bashkëpunim.
Krimi i organizuar kontrollon dhe vendos fituesin e zgjedhjeve. Prandaj rrezikshmëria e tij është shumë e madhe.
Por, listat e hapura dhe ngritja e pushtetit gjyqësor të drejtë dhe të pavarur, në bashkëpunim me policinë kriminale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un, është metodë goditëse adekuate për eliminimin e injorancës në pushtet politik, por edhe të klientelës së saj kriminale.
A e di politika amerikane këtë? Sigurisht që e di. Prandaj e gjithë kjo reformë anti-krim në Shqipëri mund të triumfojë vetëm me forcën imponuese të politikës amerikane.
Pikërisht kjo është arsyeja që shqiptarët po presin shumë nga aktiviteti i motivuar i ambasadores Yuri Kim.
Dhe ndërkohë ajo po krijon optimizëm të ri në opinionin publik në Shqipëri.” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post