Avokati Spartak Ngjela u shpreh se 4 ministra janë të korruptuar dhe sipas tij, këtë ia ka thënë vetë kryeministri Edi Rama.
Nëse partitë e mëdha nuk heqin të inkriminuarit nga lista, sipas Ngjelës, SHBA do të publikojë emrat e tyre.
“Nuk futesh dot në BE me korrupsion. Edhe pulat e lagjes sime e dinë që janë të korruptuar. 4 ministra janë të inkriminaur. Ma ka thënë Rama. Më ikin deri në 3 a 4 ministra. Nuk merremi me emra, po flasim me parime të përgjithshme. Hiqni të inkriminuarit sepse ua kërkon reforma që të futen në BE. Si do shkojë puna? Nëse nuk i heqin, do japin emra. Kushtetuta jonë është antikorrupsion”, – u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post