Në studion e emisionit “Top Talk” avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar emërimi i ambasadores së SHBA-së në Shqipëri Juri Kim se çfarë politikash do të ndjekë ajo dhe si do të ndikojë prania e saj në mbarëvajtjen e SPAK-ut (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion) dhe si do të vazhdojë procesi për të vendosur përpara drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në vjedhje, korrupsion, shpërdorim detyre, duke mos kursyer këtu edhe sferën politike.
Tashmë me ardhjen e ambasadores Juri Kim, termi metaforik “peshqit e mëdhenj”, mund të marrë një trajtë më reale sipas avoktati dhe ai e thotë prerazi se hetimi duhet të fillojë fillimisht në radhët e mazhorancës, duke përfshirë këtu kryeministrin Rama të parin nga qeveria.
Ngjela u shpreh entuziast për praninë e Amerikës në Shqipëri, me anë të ambasadores Juri Kim. Sipas tij, ambasadorja e re është një garanci për suksesin e reformës në drejtësi. Avokati gjithashtu shtoi se ambasadori është “Presidenti Amerikan”, në vendin kur ai shërben, në këtë mënyrë të gjitha elementët që kanë ngelur në hije nga reforma do të zbardhen.
“Natyrisht që thembra e Akilit, është reforma në drejtësi. Fakti që e përmendi në mënyrë të veçantë kuptohet që kjo gjë është politikë primare për Uashingtonin në Shqipëri”, citoi avokati.
Diskutime rreth kësaj post