Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar se ditët e vështira për ish-kryeministrin Sali Berisha sapo ka filluar. Ai tha se dje ish-kryeministri doli në protestë si i acaruar ndaj prokurorisë. Sipas tij, Berisha gabon kur thotë kam mosbindje civile, nëse shkel ligjin do të përfundojë në burg. Për avokatin, jemi në situatën kur gjithçka do varet nga SPAK. Ai thotë se politika është e varur sepse gjithçka për të ardhmen e vendit është lufta antikorrupsion. Ngjela u shpreh se SPAK nuk e drejton kryeministri Rama, siç pretendon Berisha. Ai citon ambasadoren amerikane, e cila tha që SPAK-un e drejtojmë ne. Sipas tij, i pari e ka thënë Blinken. Në fund ai paralajmëron gjithashtu se pas Berishës dhe Edi Rama mund të ndiqet penalisht nga SPAK.
-Në mbledhjen Këshillit të Mandateve, deputetët Bardhi dhe të tjerë nuk kanë marr pjesë?
Ata janë 5 me 5. Mazhorana është me 5, çfarë rëndësi ka se kush shkon dhe kush nuk shkon. Është kërkesa e SPAK, institucion që nuk drejtohet nga shqiptarët por nga Uashington, për të na shpëtuar ne nga korrupsioni.
-Berisha bëri një protestë dhe ka pasur një gjuhë të ashpër edhe ndaj prokurorëve të SPAK?
Berisha nuk e ka shtetin. I pandehuri ka goditje psikike. Ai i ka thjesht fjalë, nuk ka ushtri. Çdo njeri ka të drejtë të organizojë protestë, është diçka normale në demokraci, por gjykatat kontrollojnë ligjin, jo populli apo një lider. Ata dalin për hallet e tyre. Veç fjalë kanë. Në jurisprudencë goditet akti dhe jo fjala. Berisha doli në protestë si i acaruar ndaj prokurorisë. Berisha gabon kur thotë kam mosbindje civile, nëse shkel ligjin do të përfundojë në burg. Është në delirin e frikës, SPAK nuk e drejton Berisha.
-Çfarë simbolizon sot ish-kryeministri Sali Berisha?
Drejton një lëvizje politike, por lëvizjet e tij janë destabilizuese.
-Si e sheh daljen e vajzës së tij në skenë për të marr drejtimin e Rithemelimit?
Ndodhin këto, por varet sa të voton populli. Nëse mendon se me atë fiton zgjedhjet do zgjedhin atë kryetare. Ja ku e ke Greqinë nga gjyshi tek nipi.
-Cila është epiqendra e kohës së sotme politike?
Jemi në situatën kur gjithçka do varet nga SPAK. Politika është e varur sepse gjithçka për të ardhmen e vendit është lufta antikorrupsion. Sot i gjithë përqendrimi i zhvillimit të shoqërisë shqiptare është lufta antikorrupsion. Korrupsioni ka krijuar varfërinë dhe është shkaku i largimit nga Shqipëria i 1 milionë shqiptarëve që punojnë në emigrim. E gjithë kjo vjen si pasojë e korrupsionit dhe korrupsionin e kanë marrë përsipër për ta eliminuar amerikanët. Politika amerikane ka luajtur mirë deri tani. Kjo do të vazhdojë. Hap pas hapi kjo do të ngrejë optimizmin e shqiptarëve për të menduar se unë do të jetoj një jetë normale në Shqipëri dhe nuk do të më dëmtojë korrupsioni.
-Po akuzat që hidhen nga opozita se kryeministri Edi Rama drejton SPAK, mendoni se janë politike, keni një koment?
Ambasadori amerikan e tha që SPAK-un e drejtojmë ne. I pari e ka thënë Blinken.
-Pas goditjes së Sali Berishës a është i trembur edhe kryeministri Edi Rama?
Nuk e di duhet pyetur Rama. Por të tërë ata që kanë qenë në pushtet si kryeministra ose në këto rangje dhe kanë pasur raste të tilla duhet ta dinë që mund të kalojnë në proces penal.
Diskutime rreth kësaj post