Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë punën në radhët e mazhorancës, me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat në Kuvend. Kështu deklaroi dje avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive.
“Nga të mëdhenjtë. Duhet ta nisi nga të mëdhenjtë, por jo nga opozita duhet ta nisi nga mazhoranca. Që nga kryeministri dhe poshtë. Kjo është kërkesë kushtetuese. Menjëherë fillon hetimi për pasurinë e para, dhe më pas për të gjithë aspektet e tjera. Vetingu i politikës nuk e bën një organ siç është ANM, por e bën meqë ecën me personalitetet të cilat kanë imunitet, por e bën Prokuroria e Posaçme me të gjithë Byronë Kombëtare të Hetimit”, – tha avokati Spartak Ngjela.
Siç dhe ka deklaruar këto kohë, Ngjela ripërsëriti dhe dje se ka besim të plotë në Byronë Kombëtare të Hetimit. Ai shprehet se politikanët nuk do të mund t’i shpëtojnë këtij institucioni, duke vënë në pah se politikanët do të shkatërrohen nga pasuritë.
“Nuk kanë shpëtim këta, sepse këta nuk e kanë kuptuar, këta mendojnë se shpëtojnë dhe nuk njohin ligjin. Ligji nuk u lejon dhurata më shumë se 200 dollarë në vit. Pronat nuk janë të fshehta, paratë do ti gjejë FBI-ja, dhe i ka gjetur të gjitha, 5 miliardë euro. Në momentin kur fillon reforma në drejtësi në sferën e lartë, kryeministri me të gjithë qeverinë e tij nuk mund të jetë do të jetë në hetim. Hetimi do të shkojë 1 vit, 4 muaj, 6 muaj, nuk mund të ecë shteti me 4-5 ministra që do të jenë nën hetim. Do të dali nga qeveria mazhoranca dhe do të zgjidhet një qeveri tjetër. Problemi është që do të vijë një qeveri tjetër, më pas se si do të dalin këto në këtë hetim çështje e tyre ata mund të marrin pafajësinë”, – deklaroi avokati Spartak Ngjela.
Avokati Spartak Ngjela, u shpreh entuziast për praninë e Amerikës në Shqipëri, me anë të ambasadores Juri Kim. Sipas tij, ambasadorja e re është një garanci për suksesin e reformës në drejtësi. Avokati gjithashtu shtoi se ambasadori është “presidenti amerikan”, në vendin kur ai shërben, në këtë mënyrë të gjitha elementët që kanë ngelur në hije nga reforma do të zbardhen. “Natyrisht që thembra e Akilit, është reforma në drejtësi. Fakti që e përmendi në mënyrë të veçantë kuptohet që kjo gjë është politikë primare për Uashingtonin në Shqipëri”, citoi avokati.
Diskutime rreth kësaj post