Avokati Spartak Ngjela është shrehur se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri. Në një debat në emision dhe me gazetaren Klodiana Lala, Ngjela thotë se ligji ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.
Pjesë nga debati:
Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time
Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar
Spartak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion
Klodiana Lala: Si mund të hapet cështja
Spartak Ngjela: Eshtë ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përjgithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën . Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte cdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte cdo gjë.
Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk i shkojnë Prokurorisë ç’vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo cfarë deklaroni që SPAK-u e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.
Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?
Diskutime rreth kësaj post