Avokati Spartak Ngjela është shprehur në rrjetet sociale se ’lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021’. Ngjela ka renditur 11 aktet antiperëndimore që sipas tij Donald Trump ka bërë. Më tej Ngjela paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare pas marrjes së pushtetit nga Joe Biden. “Shqiptarët tani kanë dalë nga rreziku sllav që iu përsoll rrotull si hije e zezë në katër vjet rresht. Kurse në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i Shqiptarëve: Joe Biden. Aktori politik më i vendosur për bombardimin e Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës”, shkruan ndër të tjera Ngjela.
Postimi i Spartak Ngjelës:
“Njëmbëdhjetë aktet antihistorikë të Donald Trump-it kundër zhvillimit dhe demokracisë perëndimore.
Lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021.
Dy janë sot arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri: fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe, shkallmimi i kryengritjes së shëmtuar Trump në Uashington, në 6 janar 2021.
Demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë.
l.
Në këtë betejë përbërëse, kundër një banditi president, që i solli Perëndimit dëme të mëdha, në favor të Rusisë, historia do të shkruajë që një rol të madh pati edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ursula Von de Leien, tha dikur, kur ajo ishte ministre e mbrojtjes në Gjermani: “Shtetet e Bashkuara i kemi partnerin kryesor, por na ka zënë hall i madh me presidentin Trump; prandaj do të na duhet ta shtyme këto 4 vjet me çdo mënyre”.
Por, na duhet të theksojmë se ajo të cilën media dhe analiza amerikane e quan “kryengritja Trump”, në thelbin e vet, ishte një thirrje per destabilizim të Shteteve të Bashkuara, që kjo pastaj të pasonte në gjithë Perëndimin. Ky akt kryengritës tani, në Evropën akademike, është quajtur: “sherbimi më i madh, për të gjithë diktatorët”.
Por, demokracia amerikane, vullneti i madh demokratik i zëvendës presidentit republikan Mike Pence, dhe organizimi me qëndresë të lartë i policisë së Neë Yorkut, i dhanë dërmën një hajduti që në vitin 2016, ishte bërë president i Amerikës me votat e manipuluara nga shërbimi rus.
Po cilat ishin aktet antiperëndimore të Donald Trump-it, tashmë i flakur në antihistori?
Njëmbëdhjetë janë aktet më të turpshme të tij, të renditura si më poshtë:
1. Njohja e pushtimit të Krimesë nga Rusia.
2. Heqja e embargos Rusisë.
3. Largimi i trupave nga Siria dhe lënia në pushtet e Asadid, që njihet si filorus.
4. Reduktimi i forcave në Irak, deri në tërheqje
5. Shtrëngimi i Boris Jonson-it për të dalë nga EU, dhe një mbështetje e hapur ndaj tij.
6. Embargo me Gjermaninë, duke rritur taksat doganore.
7 . Destabilizim në NATO, për çështjen e buxhetit, me tendencë kundër Gjermanisë, (në një kohë kur shteti gjermane, përveç tarifës ndaj NATO-s, paguan edhe shpenzimet për qëndrimin e një pjese të ushtarëve amerikanë, të dislokuar në bazat ushtarake amerikane në territorin gjerman). Kjo, sepse Trump kërkonte konflikt brebda aleancës.
8. Acarimi me Kinën, në nje kohe kur investimet perëndimore EU-USA në Kinë janë mbi-dimensionale, dhe 50% e exporteve Kineze jane kapital Gjerman.
9. Prurja e radikaleve Serbe në Malin e Zi.
10. Problemet Serbi – Kosove, me tendencë kundër pavarësisë së plotë territoriale të Kosovës.
11. Deklarata e hapur për marrëdhënie të mira dhe të domosdoshme me Rusinë.
Të gjitha këto, tan e më tej, do të mbeten vetëm si fantazma të shëmtuara të epokës presidenciale të Donald Trump-it.
ll.
Shqiptarët tani kanë dalë nga rreziku sllav që iu përsoll rrotull si hije e zezë në katër vjet rresht. Kurse në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i Shqiptatëve: Joe Biden. Aktori politik më i vendosur për bombardimin e Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Gjithsesi, ajo që iu mbetet tani shqiptarëve për të kryer, në Shqipëri dhe në Kosovë, është reforna antikorrupsion dhe krijimi real i strukturës së lartë juridike, për t’i afruar drejt bashkimit, në të dy shtetet shqiptare: hapja e plotë e kufirit, unifikimi i tregut si një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë, marrëveshje ndërqeveritare për investime të përbashkëta Shqipëri – Kosovë, kooperim në kapitalin bankar, konçesione reale të Kosovës në bregdetin e Shqipërisë, krijimi sa më i shpejtë i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar për strukturimi real të projektit të madh ekonomik Shqipëri-Kosovë, etj.
Gjithçka, tani e më te,j do të ecë drejt moderacionit, zhvillimit dhe harmonisë, edhe në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.”-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post