Avokati Spartak Ngjela ka treguar arsyet se përse mendon se tashmë SPAK do të godasë djathtas. Sipas tij, pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, të rrezikuar janë ish-funksionarë të Partisë Demokratike.
Në një emision televiziv, ai shprehet se në të gjithë botën, goditjet nisin me pushtetin. Sipas tij, e njëjta gjë ndodhi dhe te ne, por nuk do ketë shpëtim edhe për ata djathtas që kanë abuzuar me ligjin.
“Jam i sigurt që do të ketë. E kam shpjeguar. Ka një doktrinë në lidhje me këtë çështje. Kur nis procesi penal kur janë të dyja kahet e politikës, nis gjithmonë me pushtetin. Napoleon Bonaparti e bëri i pari. Që në atë kohë ka marrë formën e një doktrine që nuk shkelet. Nëse niset djathtas do thoshte e bëri Rama. Gjithkush do e besonte që e bëri Rama. Klasa politike shqiptare, ndryshe nga gjithë bota demokratike e Perëndimit, nuk ka lidhje me ligjin dhe shikoni si po e vuani. Ju duket ikur e njohin ligjin, por e kanë marrë në formë abstrakte duke mëndur se nuk ekziston. Këtë e kemi ne se koshienca juridike e klasës politike është e dobët”, u shpreh avokati.
Diskutime rreth kësaj post