Avokati Spartak Ngjela beson se faktori ndërkombëtar (SHBA dhe BE) nuk kanë për t’i pranuar Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në studion e ‘’Real Story’’, Ngjela shprehet se Meta ka shkelur Kushtetutën me emërimin e Muçit dhe Xhaferllarit si dy anëtarë të GJK-së. Ai premton se qëndrimi i faktorit ndërkombëtar për këtë çështje do të dalë së shpejti.
‘’Informacioni është ky, nga të tërë këta që kanë vajtur për Gjykatën Kushtetuese vetëm dy nuk kanë kaluar nga ndërkombëtarët, këta që ka vënë Meta. Nuk i pranojnë ndërkombëtarët, pikë. Do ta dëgjoni kur të thonë, nuk i pranojmë. Ne nuk e bëjmë dot reformën’’, – përfundoi ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post