Avokati Spartak Ngjela është shprehur gjatë një interviste se në Shqipëri do ndodhin ndryshime të reja në politikë. Ai ka deklaruar se pandemia do krijoj një fenomen të ri jo vetëm në vend por edhe në botë.
Pjesë nga deklarata e Ngjelës:
“Pandemia do krijojë një fenomen të ri politik në të gjithë botën sidomos në perëndim dhe ky fenomen do na prekë edhe ne, pavarësisht se ne jemi një shoqëri që nuk mbajmë përgjegjësi por ma ha mendja se inertësia do vijë edhe këtu. Çfarë pritet në Europë? Priten shumë gjera. Do shikohet rënia ekonomike. Raporti me vdekjet. Gjendja me alarmante është në Amerikë.
Kundërshtarët akuzojnë presidentin. Do ketë involvime të reja politike. Të gjithë presin ngjyrime të reja në politikë. Në Europë por edhe në Shqipëri do ndodhin ndryshime të reja në politikë. Do ketë ndryshime në treg. Do falimentojnë kompani. A ka lekë qeveria të financojë? Në qoftëse shteti nuk do përgjigjet qeveria do ketë falimentime”, – kështu është shprehur Spartak Ngjela gjatë intervistës në Ora News mbrëmjen e djeshme.
Diskutime rreth kësaj post