Avokati Spartak Ngjela ka shprehur rezervat e tij në lidhje me Minishengenin duke u shprehur se fillimisht ky projekt duhet të konsultohej me ekspertët ekonomik në vend për të kuptuar se kush janë humbje dhe fitimet ekonomikë të Shqipërisë. Ngjela tha në “Repolitix” se kjo marrëveshje para së gjithash është ekonomike e pastaj politike, ndërsa shtoi se administrata e re e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-së, Joe Binden do të jap mendimin e saj dhe do të vendos në të mirë të shqiptarëve, jo si Trump që sipas Ngjelës bëri gabime jo të vogla në interes të shqiptarëve.
Spartak Ngjela:
“Minishengeni duhet te kishte një studim ekonomik në Shqipëri, nuk janë marrëveshje këto vetëm politike, fillimisht është ekonomike. Cilat janë autoritet shqiptare të ekonomisë që ka pyetur ky njeri? Deri tani s’kemi parë asnjë. Fillimisht të kuptohej çfarë humbet dhe fiton Shqipëria nga minishengeni. Pastaj si nuk ka folur ky njeri dhe nuk ka diskutuar me drejtuesit në Kosovë? Kosova është nën mbikëqyrjen e SHBA dhe BE. Presidenti Trump që u largua bëri gabime jo të vogla në interesin tonë dhe Rama u fut në këto gabime për ndërrimin e territoreve. Pastaj kush është ky që po futet në bisedime e marrëveshje me armikun e shqiptarëve? Këshilla ime është që të pritet administrata e re amerikane e Biden dhe sikur këto tonët të bëjnë broçkulla e të firmosin gjëra paraprakisht gjithçka do marri mendimin e administratës së re në SHBA, asaj të Joe Biden”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post