Avokati Spartak Ngjela kritikoi sot në emisionin ‘Breaking’ qëndrimin e kryeministrit Rama në lidhje me nismën ‘Open Ballkan’.
Sipas Ngjelës, është e pakuptimtë, që kryeministri shqiptar kërkon të hapë kufijtë e Ballkanit, ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Deklarata e Ngjelës:
“Këta (Rama, Vuçiç) shohin ëndrra në diell. NATO dhe SHBA janë garantuesit dhe mbështetësit e Kosovës. Kryeministri shqiptar ka gjendje të ulët mendore. Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën dhe kërkon që të hapë kufijtë për OPEN BALKAN. Rama ose duhet të mblidhet, ose nuk do ta ketë të lehtë vijueshmërinë si kryeministër”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post