Avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën juridiko-shoqërore që dominon sot në Serbi. Ngjela thotë Vuçiç, Daçiç dhe Vulin po bëhen qesharakë dhe nuk e përjashton mundësinë se ata mund të zënë një çmendinat e Beogradit. Për Ngjelën situata në të cilën ndodhet Serbia përbën një favor për shqiptarët.
Postimi i Ngjelës:
“Kur një shtet drejtohet nga pasionantë pa mend, shoqëria e këtij shteti krijon tronditje në psikikën e vet kolektive, kurse shteti, degjeneron; ose në një juntë ushtarake, ose në degradim institucional.
Pikërisht kjo është situata juridiko-shoqërore që konstatohet sot në Seribi.
Gjithsesi, ne shqiptarët këtë e kemi në favor.
l.
Po ta shohësh me një vëmendje psikologjiko-historike, në qeverisjen e sotme të Serbisë, midis të tjerëve që janë pa ndonjë vlerë në sistemin argumentues antishqiptar, dallon tre anëtarë të qeverisë që ende janë me psikikën e vjetër primitive të hordhive sllave, kur këto sulmuan Ballkanin Perëndimor, në shekullin e VII-të. Gjithsesi, të tre janë brenda gravitacionit të totemit dhe taboo-së frojdiane, të cilën do ta shpjegojmë më poshte.
Kjo ndodh sepse, në historinë e tyre barbare në Ballkan, serbët i kanë krijuar vetes mite të forcës së tyre, të racës së zgjedhur serbe, dhe të drejtën e pushtimeve teritoriale, me kërkesën e miteve. Por, të gjitha këto ua varrosi përfundimisht bombardimi i NATO-s në vitin 1999.
Një mit i tillë , midis disa të tjerëve që i kanë krijuar për territoret e pushtuara; është edhe Kosova, edhe pse e kanë ditur që ajo gjithmonë, që nga lashtësia, ka qenë e banuar nga shqiptarë. Ajo tani është një totem real për ta. Totemi është një objekt apo dhe një mit i konfiguruar që shërben si emblemë për një familje, një klan apo dhe tërë një fis dhe një shoqëri. Kjo shpesh vjen e shfaqet si një kujtim i ngrirë dhe i ardhur nga paraardhësit. Ky kujtim, pastaj konkretizohet me objekte të shenjta totemike, të cilat bëhën simbolika shoqëroro-fetare, që nuk mund të preken, sepse prekja e tyre është një mëkat i frikshëm.
Pikërisht kështu janë të ndërtuar serbët edhe sot: në psikikën e sëmurë të mitit të tyre qëndron Kosova, të cilën e kanë edhe totem, por edhe një taboo fetare.
Në fakt, kjo më qartë duket sot në qeverinë aktuale të Serbisë, e cila është e mbërthyer midis dy frikërave: frikës së Amerikës dhe të Perëndimit, por edhe nga frika e taboo-së së Kosovës, që vetë e kanë krijuar. Sepse, po ta shohesh me një analizë të qetë gjendjen psikologjike të qeverisë aktuale të Serbisë, ajo është e gjitha e pushtuar, si në 200 vjet, nga dëshirat e hordhisë pushtuese të fiseve sllave në Ballkan.
ll.
Treshja psikohordhike serbe sot në Beograd është: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin – Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministri i Mbrojtjes.
Kryeministri duket disi më i matur, por, brenda maturisë që paraqet në fillim të fjalimeve të tij, shpejt e kap psikoza e totemit dhe vjen më pas e kërcënon shqiptarët, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, e ka nga frika, dhe kërkon të respektojë taboo-në psikologjiko-fetare, që serbët e kanë krijuar për Kosovën. Taboo-ja fetare manifestohet dhe krijon presion frike në kulturat shoqërore. Kurse Frojdi e trajtoi atë si një forcë me natyre iracionale që forcohet me mbivalencën e pikpamjeve shoqërore; forcë kjo që, me frikë, e ndalon individin që të bëjë veprime kundër dogmës sociale, si moral apo si religjon. Kjo qëndron, e pakontrolluar, por që të imponon frikë të tejme për ta shkelur si dogmë apo si kërkesë të moralit shoqëror.
Sipas një idejë të pranuar gjerësisht, taboo-ja që jeton në çdo shoqëeri, tenton të krijojë objekte të shenjtë, që i mbërthen morali shoqëror dhe i mbron me anë të frikës, në çdo shoqëri. Pikërisht kjo krijon kontrollin shoqëror. Dhe pikërisht kjo është gjendja sot në Serbi: frika nga miti Kosova, që vetë e kanë krijuar në 200 vjet rresht. I fundit që desh e kaloi Serbinë në shkëtërrim të plotë, si pasojë e mitit të Kosovës, ishte Slobodan Milosheviçi, i cili për kryeministrin e sotëm të sebisë, mendohet se është ende gjallë.
Marrëzia, është natyrë njerëzore.
III.
Propaganda serbe për Kosovën, në 200 vjet, e ka parë Kosovën si një “vend të shenjtë të popullit serb”, prandaj e ka bërë atë një taboo fetare dhe kishtare. Por, a mund të pyesin shqiptarët për këto marrëzi iracionale të krijuara nga mëndja e egër serbë në 200 vjet? Aspak. Shqiptarët tani nuk e pyesin fare, madje kanë filluar të qeshin edhe me Vuçiç edhe me Daçiç dhe me Vulin. Sepse e dinë që këta fakirë janë të sëmurë. Po ta shohesh me vëmendje, ata, që të tre, po duan të tregohen si një kafshë e egër, por që nuk kanë as dhëmbë dhe as kthetra.
Në fakt, psikika serbe për Kosovën është një taboo që krijon frikë në mendjet primitive serbe, por aspak te shqiptarët; sepse propaganda e tyre me hekur, me zjarr dhe me vrasje, siç e thamë, në dy shekuj rresht, e ka thyer Kosovën në taboo-në e nje miti fetar. Po ne shqiptarëve, çfarë na duhet të merremi me iracionalizmin barbar të politikës dhe kishës serbe! Asgjë.
Po t’i shohesh me vëmendje, që të tre ata qeveritarë që përmendëm më lart, falsin si njërëz të pushtuar nga një ankth i brendshëm, sa herë përmendin Kosovën. Ne këtu po qeshim me ta, se janë në një hall patologjik që ua kanë krijuar paraardhësit me barbarinë e tyre. Mirë është të dalin nga ky makth patologjik, se shqiptarët as që i pyesin fare. Prandaj…
Nëse këta tre fakirë të mjerë, Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, që e dinë Milosheviçin e varrosur, një njeri të madh, kur gjithë institutet psikiatrike e kanë analizuar si një skizofren me delir madhështie dhe me impulsin e shkatërrimit, të përzier edhe me një dëshirë të brendshme për mizori, duhet ta kuptojnë që kjo po i bën qesharakë në historinë aktuale të Perëndnimit.
Megjithatë, shpesh po duken edhe si njerëz që, pikërisht për këtë shkak, mund të zënë çmendinat e Beogradit. Të tre, Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, jënë në psikozën e frikës, sepse siç duket Milosheviçin e kanë kthyer ne një totem dhe iu duket se është ende gjallë në Serbi. Por, italianët kanë shprehjen më të bukur për këtë rast: povero gente!”, ka shkruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post