Avokat Spartak Ngjela paralajmëron se shtatori do të jetë muaji i antikorrupsionit. Përmes një postimi në rrejtët sociale, Ngjelas shkruan se do të jetë muaji i anti-korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ku elitave politike do t’iu merren paratë dhe pronat.
Ngjela thekson se në Shqipëri është goditja që SHBA i ka dhënë Sali Berishës dhe faktit që nëse ai do të lejohet të hyjë në Kuvend apo dhe nga ana tjetër shkarkimi i Presidentit Meta nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
“Ky do të jetë muaji antikorrupsion…
Ky pritet të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri, por, më pas, edhe në Kosovë, kundrejt elitave politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Këto elita tani kanë falimentuar; pritet t’u merren paratë dhe pronat.
Shqiptarët e Shqipërisë janë të pushtuar plotësisht nga korrupsioni, reforma antikorrupsion do t’u sjellë çlirimin historik.
Dhe, tani, këtë pushtim e ka goditur me vendim non grata politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nivelin më të lartë të tij: te Sali Berisha.
Domethënë se Amerika po kërkon pastrimin e krerëve të lartë të korrupsionit në Shqipëri?
Por, dy janë figurat politike të kryqëzuara juridikisht në këtë kohë: Ilir Meta dhe Sali Berisha. Të dy nuk kanë më të ardhme, se janë drejt shkarkimit, njëri nga gjykata kushtetuese dhe tjetri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë.
Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij.
Teksti i vendimit të Departamentit të Shtetit, që e ka nxjerrë non grata Sali Berishën, domethënë si të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, e vë theksin se: “Berisha, me gjithë familjen e tij, është një çerdhe e rrezikshme korrupsioni, e cila cënon sigurinë e Amerikës”.
Pas kësaj, a ka shqiptar që mund ta pranojë më Berishën si deputet të tij?
Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.
Po, Saliu, nuk e kupton dot këtë?
Po, as Partia Demokratike nuk e kupton dot këtë?
Megjithatë, e tërë kjo çështje e trajtuar juridikisht kështu, është në dorë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Saliun, dhe të Gjykatës Kushtetuese për Metën. Të shohim vendimet e tyre, por, a do ta zbatojë KQZ-ja ligjin me vendim për mosdhënien e mandatit të deputetit Sali Berishës?
Le të presim…” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post