Avokat Spartak Ngjela ka komentuar vizitën në Tiranë të të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba. Ngjela në një intervistë për ABC, e komenton këtë si një shtysë e re e luftës anti-korrupsion në vend.
“Një motiv të madh, vizita e tij është anti-korrpusioni. Është kurorëzimi tani, a do të fillojë goditja? Mendoj që po”, sh[rehet Ngjela.
Ardhja e zyrtarit të lartë të SHBA, sipas Ngjelës, lidhet dhe me përmbushjen e objektivit për të cilin u ngritën organet e reja të drejtësisë.
“Reforma në drejtësi siç duket do të jetë në hapat e konkretizimit të goditjes së madhe. Këtë tregon vizita e Eskobarit, anti-korrupsioni, nuk është vizitë politike. Korrupsioni shqiptar është i lidhur me krimin” tha ai.
Sipas Ngjelës, fatin e ish-kryeministrit Berisha, i shpallur “non grata” do e kenë dhe politikanë të tjerë.
“Nuk është vetëm Saliu, këta janë një plejade e madhe të korruptuarish”.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të jetë në Tiranë të enjten dhe do të takohet me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post