Shqipëria ishte ndër vendet e para që u ofrua të presë qytetarët afganë që u detyruan të linin vendin e tyre për shkak të kërcënimit nga talebanët.
Autoritetet shqiptare u shprehën të gatshëm të strehonin deri në 4 mijë persona. Aktualisht, deri më tani, janë 662 afganë të mbërritur në Shqipëri. Avokati Spartak Ngjela shkruan se talebanizmi është patologji e ngritur në sistem, kundër qytetërimit perëndimor.
Postimi i Ngjelës:
Çfarë është çështja Taleban, është një rast historik, është një fenomen, apo është një histori që përsëritet në mënyrë periodike që nga lindja e qytetërimit? Historia përsërit vetveten.Kjo tani nuk është më fare një mendim poetik, por thjesht një e vërtetë e aprovuar nga historia si rrjedhë ngjarjesh.
Pikërisht kjo e vertetë, e cila e ka mbushur historinë, nuk është më një fenomen i kontrolluar që në lindje të tij, por një fenomen që mposhtet me politikë të hollë. Në fakt talebanizmi është patologji e ngritur në sistem, kundër qytetërimit perëndimor.
Ku kapet kjo më qartësisht si provë?
Prova më e qartë është qëndrimi ndaj femrës, vajzës dhe gruas. Dhe kjo nuk është një ngjarje e re. E gjithë bota islame e Lindjes së Mesme, kush më shumë e kush më pak, e quan degjenerim qytetërimin perëndimor.
Kështu e quajti edhe stalinizmi; dhe po kështu e quajti edhe nazizmi, por këto dy lëvizje të antiqytetërimit perëndimor, nuk i lejojë arti, letërsia dhe teatri, që të kishin unitet të brendshëm; madje, duke e lënë Luftën e Dytë Botërore mënjanë: këto dy lëvizje të gjata të patologjisë njerëzore, i shkatërroi shpirti poetik me artin dhe letërsinë brenda në kështjellën e Moskës dhe të Berlinit.
Por, a do të mundet arti: piktura, muzika dhe letërsia moderne ta mposhtë nga brenda patologjinë kriminale të talebanizmit në Avganistan? Kjo do të varet shumë nga veprimtaria artistike dhe intelektualisht e iluminuar e njerëzve të qytetëruar me Perëndimin, të cilët u larguan nga Kabuli përdrejt Evropës.”-shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post