Avokati i njohur, Spartak Ngjela gjatë një diskutimi për vendimin e presidentit Ilir Meta për të kallëzuar penalisht kreun e KED, Ardian Dvorani është shprehur se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial. Ngjela tërheq vëmendjen duke thënë se Dvorani ka vetëm një votë në këshill, kështu që sipas tij nuk mund të ketë vetëm një të akuzuar.
“ Meta ka shkelje të rëndë drejtpërdrejtë. Ka bërë shkelje, ka kaluar radhën. KED e ka radhën. Meta te Xhaferllari ka konflikt interesi. Meta po bën shkelje penale. Kjo e kthen automatikisht në gjendje të rëndë. Edhe me Dvoranin e ka gabim. Sido të jetë, Dvorani është një votë dhe nuk merr përgjegjësi për votime kolegjiale. Për shkelje kolektive, nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Ilir meta do të qëndronte burrë nëse do thoshte më sillni emrat e do të firmos unë, pa pasur konflikt interesi. Tha jam komandanti i Forcave të Armatosura. Kuptoni se është në situatë kritike dhe është sepse ndodhet përballë një akuzë”, – ka deklaruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post