Avokati Spartak Ngjela ka treguar në emisionin ‘Jashtë Loje’ se debatonte vazhdimisht me të atin pasi kishin bindje politike të ndryshme.
Avokati tregon për fëmijërinë e tij, duke na treguar më shumë detaje edhe për marrëdhënien me prindërit.
Deklarata e Ngjelës:
‘Me nënën shumë mirë, ndërsa me tim atë disi i ftohtë, jo i ftohtë në kuptimin shpirtëror, por i ftohtë në kuptimin politik. Ishte ministër, unë kundërshtar.
Kishte raste që acaroeshim, por ai e la polemikën, gjëja që mbaj mend është se kur unë e godisja ai kishte një sjellje sfidante.
Ndërsa nëna ishte asnjëanëse, por unë isha liberal, gjithsesi kishim marrëdhënie shumë të mira edhe pse isha kundërshtar.
Gjithashtu ai kujton me nostalgji periudhën e fëmijërisë duke theksuar dashurinë si elementin më të rëndësishëm, për faktin se në kohët e sotme është zbehur.
‘Periudha e fëmijërisë nuk ka krahasim…
Vetëm një gjë ka qënë më e zhvilluar te ne nga këta sot, nuk e njohin dashurinë, ne e njohëm sepse atëhere dashuria ishte shumë e fortë, tani është zbutur. Si puna e gripit, në fillim vjen i fortë pastaj zbutet. Tek këta breya është zbutur, ne e kemi pasur të forte me një lloj lumturie të veçantë.’-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post