Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet në Himarë ku fitorja e Vangjel Tavos me një diferencë prej 1477 vota diferencë kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë’ të Berisha-Meta, Petro Gjikuria, ka shtangur opozitën dhe Greqinë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, fitorja ka qenë më e thellë, por grekët sipas tij manipuluan dhe gjithashtu shumë vota kanë dalë të pavlefshme. Nga ana tjetër, Ngjela është i bindur se në këto zgjedhje fitoi Shqipëria kundër Greqisë, pasi grekët nuk mund të marrin dot Himarën, kur kjo e fundit është kryeqendra e Labërisë. Ai thotë se banorët atje këndojnë labçe. Po ashtu, Ngjela thotë se amerikanët kanë prova se Sali Berisha ka lidhje të ngushta me ekstremizmin grek, Beogradin dhe Moskën. Sipas tij, ish-kryeministri nuk e do Himarën.
-Fitorja e Vangjel Tavos me 59% të votave përballë Petro Gjikurisë me 41% të votave me një diferencë të thellë prej 1477 vota, e konsideroni si një fitore reale apo të vjedhur ndaj grekëve?
Rezultati ka qene edhe më i thellë por ata manipuluan dhe sipas të dhënave rezultati i diferencës ka qenë 2800-3200 vota para. Por pastaj shumë vota kanë dalë të pavlefshme.
-Si e shihni fitoren e Vangjel Tavos përballë Petro Gjikurisë?
Fitoi Shqipëria kundër Greqisë. Si do e marrin grekët Himarën kur kjo e fundit është kryeqendra e Labërisë? Banorët atje këndojnë labçe të gjithë edhe ato lartë te Kalaja, se ata ndihen si minoritar. Edhe ata labçe këndojnë.
-Si e komentoni nga ana tjetër, ftesën e Vangjel Tavos ndaj Petro Gjikurisë, ku ky i fundit të marr postin e nënkryetarit të bashkisë pasi bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë?
Shumë mirë, është progres në politikën shqiptare. Është zhvillim, bravo i qoftë. Si mund të kenë konflikte, se futen grekët në mes e të ketë raca shqiptare konflikte. Por nuk e lënë grekët që ta bëj këtë gjë.
-Deklaratën e kryeministrit fill pas fitores së Tavos, ndërkohë grekët e kanë parë si një provokim, pasi Rama e konsideron si një fitore spektakolare. Si e shihni këtë kundër deklaratë të grekëve? “Dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.
Ngjela: Është e saktë, çdo kryeministër merret me interesin e popullit të tij, çfarë pune ka Rama me grekët. Ai foli për interesin e shqiptarëve dhe iu bën thirrje shqiptareve që të kthehen në Himarë. Ata le t’i bien këmbës atje në Greqi, ato janë injorant e të tillë kanë qenë gjithë jetën. Nuk ka vlerë politike, nacionalizmi primitiv grek sepse 2/3 e territorit të Himarës kanë qenë Alban-Shqiptar, arvanitas, kurse në Greqi arvanitasit sot janë 4 milion. Të gjitha këto i shqetësojnë se janë hajvanë, se kush do i ngacmojë ata, pasi ata kanë marrë gjuhën dhe kulturën greke, po kujt t’i thuash.
-Përfaqësuesit e OMONIA-s në median greke Protothema.gr janë shprehur për fitoren e Vangjel Tavos se “fitoi terrorizmi i Ramës në Himarë”, si e komentoni këtë deklaratë të tyre?
Ka fakte? Jo, nuk ka. Përderisa nuk ka fakte, të tjerat janë përralla që nuk kanë pse të komentohen.
-Lulzim Basha ironizon dhe fajëson Berishën se i ka shitur zgjedhjet dhe thotë se demokratët janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Dhe pse kishit vulën, komisonerët dhe fondet, për të cilat justifikoheshit në zgjedhjet e 2023-shit, përsëri edhe tani i humbët zgjedhjet?
Berisha nuk e ka dashur ndonjëherë Himarën pasi Saliu është me ata. Është jo me të gjithë athinasit por me ekstremizmin grek është edhe me Beogradin e shkon deri në Moskë. Dihet kjo, pasi këtë fakt e kanë zbuluar Amerikanët.
Diskutime rreth kësaj post