Në Asamblenë Kombëtare të PS-së Rama deklaroi se është koha të hyjmë në procesin e ripërtëritjes dhe të zgjedhjeve të të gjitha organizatave ku kemi marrë rezultat më të ulët se në 2013.
“Janë 1480 organizata, 16 bashki, ku në 50 % të njësive administrative rezultati ka qenë i ulët. Kjo duhet analizuar që të mos përsëritet”
Ajo që u vu re ishte dhe koptimi i emrave të rinj ku spikasin emrat e mbetur jashtë kuvendit por dhe Spartak Braho, i cili duket se kalon zyrtarisht në radhët e PS-së
Njëra është Valentina Leksaj e cila do të vazhdojë kontributin si anëtarë e kryesisë së Partisë.
Kandidatët e tjerë që u përfshin në Asamble dhe që u prezantuan nga Kryeministri Rama janë: Arben Konomi, Halit Palamani, dhe Lindita Tako, Ana Dhamo, Florenc Spaho dhe Ana Muça, Artemisa Dralo dhe Leart Duro, Ardit Konomi, Safet Gjici, Ardiana Jako, Paulin Luli.
Diskutime rreth kësaj post