Përfundon pas 120 minutash lojë ndeshja midis Zvicrës dhe Spanjës, e zhvilluar në Shën Petërsburg për fazën çerekfinale të kampionatit evropian, ”Euro 2020”. 90 minutat nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, ndaj të dyja ekipet iu drejtuan kohës shtesë, dhe më pas penalltive.
Skuadra e Luis Enriques u tregua më e saktë nga 11-metërshat, pasi goditën 3 të sakta, kundrejt 1 të zviceranëve.
Çfarë ndodhi në 120 minuta lojë?
Spanjollët e mbyllën 45-minutëshin e parë në avantazh, pasi në minutën e 7-të të takimit, gjetën rrugën e rrjetës, falë autogolit të mbrojtësit zviceran, Zakaria.
Jordi Alba mori një top nga këndi dhe e goditi me të majtën e tij, por Zakaria gaboi teksa topi u përplas në këmbën e tij, dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Me fillimin e pjesës së dytë Zvicra ishte më kërkuese, teksa gjeti golin e barazimit me anë të lojtarit me orgjinë shqiptare Xherdan Shaqriri. Mesfushori shfrytëzoi me saktësi një asist nga Frojler në minutën e 68-të.
Në minutën e 77-të, Zvicra mbeti me 10 futbollistë, pasi Frojler kreu një ndërhyrje të gabuar, dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Diskutime rreth kësaj post