Spanja ka dhënë një lajm fantastik për Shqipërinë duke kërkuar hapjen e negociatave për vendin tonë.
“Ne i shikojmë aspiratat e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe perspektive,” i tha ministri spanjoll agjensisë kroate të lajmeve Hina.
Spanja, shtoi ai nuk është vetëm në favor të zgjerimit por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim.
Spanja mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke besuar se kjo do të forconte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Diskutime rreth kësaj post