Pas miratimit të kërkesës së SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha ka folur për mediat.
“Sot narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në Kundërshtim me çdo procedurë, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator 2021.
Nëse dështoi më 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimet, por do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë për t’i dhënë përgjigjen e merituar.
Parlamenti përfundoi në parlamentin e vrimës së miu. Rama nuk hyri në derën zyrtare, por nga tuneli që ka hapur dhe të çon në zyrën ë Skënder Gjinushit.
Beteja vazhdon fuqishëm dhe do të vazhdojë si kurrë më parë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post