Nisur nga zhvillimet e fundit, juristi Romeo Kara ka dalë më një reagim të fortë në lidhje me veprimtarinë e SPAK. Sipas juristi Kara SPAK duhet të verifikojë së pari pasuritë e të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të 30 viteve të fundit, duke filluar me Metën dhe Berishën.
Postimi i plotë:
“SPAK-u ka bere shume mire qe po verifikon pasurite e nje deputeti socialist dhe une sugjeroj qe SPAK-u duhet t’a kape demin prej briresh dhe të verifikoje sa me shpejt perpara zgjedhjeve pasurite e Rames, Bashes, Monikes dhe të gjithe kryetareve te partive politike qe do te garojne në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Po keshtu SPAK-u duhet të verifikoje si hap i pare pasurite e te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te 30-viteve te fundit, duke filluar me Meten dhe Berishen.
SPAK-u duhet të investigoje cdo kontrate investimesh publike qe eshte lidhur me kompanite e regjistruara në zonat off-shore si dhe transaksionet neper bankat off-shore, duke zbardhur pronaret e vertete të ketyre kompanive, për të cilat flitet se zoterohen nga pushtetare dhe ishpushtetare të cilet pastrojne dhe riqarkullojne parate e korrupsionit dhe trafiqeve me ane të ketyre kompanive.
SPAK-u duhet të verifikoje të gjitha bizneset e superkrimineleve të dyshuar dhe akuzuar për dhjetera vrasje qe zoterojne sot kompani të fuqishme në treg.
SPAK-u duhet të verifikoje pasurite e ishkryetareve dhe kryetareve të bashkive qe sot zoterojne pasuri perrallore.
SPAK-u duhet të verifikoje pasurite e pronareve te televizioneve gjobvenes te cilet jane padyshim aktore në tragjedine shqiptare.” – shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post