Një video me përmbledhje nga zyrtarët shqiptarë që kanë ngecur në “rrjetën” e Vetingut është publikuar sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA shkruan se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit.
Ambasada amerikane paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post