Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se Ervin Bushati nuk është prototipi i zyrtarit apo politikanit problematik, aq më pak të korruptuar.
Sipas tij kjo çështje po fryhet politikisht.
“Nuk kam mbështetur asnjëherë idenë e ndërtimit të kauzave politike mbi hetime apo dënime të politikanëve kundërshtarë.
Politika serioze nuk ndërtohet duke u marrë me persona por me modele, alternativa e mbi të gjitha mbi parime të interesit publik.
E kuptoj që kjo ide ngjan shumë skandinavisht për realitetin tonë, ku nuk rrimë dot pa u marrë me jetën e punët e tjetrit. Por Ervin Bushati nuk është prototipi i zyrtarit apo politikanit problematik, aq më pak të korruptuar.
Ervin Bushati ka hyrë në politikë nga bota e bisnesit dhe me pasuri familjare. Familja e tij ka bërë bisnes, pavarësisht karrierës së Tij.
Me thënë të drejtën më duket krejt kot fryrja publike mbi hetimet që paska çelur SPAK për të. Ervini sherben si deputet dhe nuk është marrë as me koncensione , as me PPP e as me tendera publikë. Deputetët nuk kanë detyrë në fakt të merren me këto punë.
Të kuptohemi, nuk jam kundër hetimeve ndaj askujt, por nuk jam për fryrjen politike të tyre. Nuk ndërtohet politikë me kësi gjërash.
Nga ana tjetër Ervin Bushati nuk është zyrtari tipik me të cilin mund të “krenohemi” që po luftohet korrupsioni. Në tjetër vend fle lepuri…
Nejse, këtë ndjesi kam”, – shkruan Ylli Manjani.
Diskutime rreth kësaj post