Një natë më parë (1 shkurt), ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj theu heshtjen nga arratia, dukë dhënë një intervistë të gjatë, e cila ngjalli interes të madh në publik, për shkak të emrave që përmendi dhe akuzave të bëra ndaj tyre.
Në një lidhje me median, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha se në një vend normal, pas një rrëfimi të tillë, kreu i qeverisë duhet të kishte dhënë sot dorëheqje.
“Duke qenë se mocioni i turpit është ngrënë me bukë prej 33 vitesh, në çdo vend të botës, në momentin kur foli zv/kryeministri për atë çka tha mbrëmë, sot kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqje. Ndoshta pas vendimit të drejtësisë amerikane për McGonigal do të jenë shumë të vlefshme për SPAK-un deklaratat që ai ka dhënë për drejtësinë amerikane për kryeministrin Rama.
Burimi i atyre 225 mijë dollarëve shpresoj të jenë një burim i ri energjie për SPAK pas kallëzimit të Gazment Bardhit. Më është ulur pak besimi duke qenë anëtar i komisionit të mandateve, realisht prisja të njëjtin format si ndaj z.Ahmetajt dhe z.Berisha. ndryshe nga rasti i Ahmetajt që kishim 1400 faqe, në rastin e z.Berisha ka pasur vetëm 4 vendime gjykate.
Edhe në rastin e inceneratorit të Tiranës, janë arrestuar dy persona që nuk ka hedhur në QKB të ortakëve të shoqërisë, ndërkohë ai që ka lobuar për inceneratorët nuk është dënuar. Minimalisht nuk është marrë në pyetje Erion Veliaj, që është personi kryesor i lidhur me inceneratorin e Tiranës. Të lëvizin 430 milionë dhe të mos e dijë kreu i qeverisë, do të thotë se nuk e di për çfarë je. Nuk bën vaki që të mos e dijë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post