SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendit.
Mësohet se prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë në nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”.
Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.
Parlamenti në seancën e ditës së djeshme votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post