250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash i janë sekuestruar nga SPAK mjekut të QSUT, Ervin Prifti. Shuma e parave i është gjetur në zyrën e tij në QSUT dhe në banesë.
200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra janë gjetur në banesën e mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.
Emri i Ervin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeljeda Hoxha. Mjeku prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti.
Diskutime rreth kësaj post