Me urdhër të SPAK-ut, RENEA, FNSH dhe policia lokale zhvilluan një operacion blic në orët e para të ditës së sotme në Nikël të Krujës, por banesa të tjera.
Në shënjestër ishte Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, por që shteti u kthye duarbosh.
Në media u aludua se policia bastisi edhe vilën e deputetit socialist në Nikel, Rrahman Rraja. I kontaktuar nga “5pyetjet.al” deputeti e mohoi. “Nuk kanë qenë te shtëpia ime që është kontrolluar” tha ai.
Po e vëllait? “Po, te vëllai policia kontrolloi” tha ai. I pyetur për nipin, tashmë në kërkim, deputeti tha se “me nipin nuk kam komunikuar. Ka kohë që nuk kam folur”.
Urdhri për shoqërimi e Ramazan Rajës nga Prokuroria e Posaçme lidhet me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja, në 1 nëntor 2019.
SPAK dyshon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë kanë organizuar atentatit. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.
Rraja, i arrestuar më parë edhe jashtë vendit në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar dhe i armatosur në një lokal.
Diskutime rreth kësaj post