Mbrëmë Vangjush Dako kaloi natën e parë ndryshe nga të tjerat. Ai u arrestua pasditen e djeshme me urdhër të SPAK-ut për shpërdorim detyre.
Avokati Petrit Ismaili deklaroi se Dako sapo mori vesh që kishte urdhër për arrestimin e tij u nis vetë dhe me këmbët e tij shkoi në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe më pas u dërgua te blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza”.
Urdhër arresti kishte përveç Vangjush Dakos edhe për 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Dy janë dosjet kundër Dakos.
Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe e dyta për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Kallëzimi për pallatin erdhi nga banorët, pasi godina pësoi dëme nga tërmeti i 2019 duke nxjerr në pah batërdinë që ishte bërë me katet shtesë. Ndërsa denoncimi për dosjen e dytë sipas avokatit erdhi nga deputeti i PD-së Xhaferraj.
Diskutime rreth kësaj post