Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se kur SPAK ti japë përgjigje dosjeve 184 dhe 339 ku janë të implikuar ministra dhe vetë kryeministri atëherë do ta duartrokasë dhe brohorasë para këtij institucioni.
“Ka një provë, ka ca dosje të mëdha atje, 184, 339 të cilat janë shfletuar në media botërore. SPAK-u u jep dot përgjigje? Në rast se i jep përgjigje dhe unë shikoj të tërë këta ministra që thonë “tërmet tërmet, ruani votat”, kryeministri që thotë “hë e realizove planin” dhe do i shikoj këta njerëz para hekurave unë jo do duartrokas, por do brohoras para SPAK. Deri ditën që këtë punë nuk e kanë kryer unë nuk kam asnjë gram besim.
E dyta, unë kam parë njerëz që kanë sakrifikuar një vit te unaza e re për një korrupsion. Kur unë të shoh që kusarët e unazës së re apo ata të teatrit, hajdutët që duan të pastrojnë paratë e teatrit të vënë brenda unë do ta brohoras SPAK-un”, tha Vasili në Ora News.
I pyetur nëse ka frikëse SPAK mund të godasë edhe figura nga e djatht, Vasili tha:
“Të bëjë detyrën po i kërkojmë, por në rast se këto nuk ndodhin dhe do marrin për të treguar planin e punës që kam këtë dosjen se ishte ky trafikanti…ne trafikantin e kemi në majë të pushtetit. Ja ku i kemi çështjet i rreshtova.”
Diskutime rreth kësaj post