“Korrupsioni në Shqipëri ka qenë një gjëmë dhe ka qenë masiv. Deti ishte bërë kos nga korrupsioni. Po të kenë futur lugën do ta paguajnë. Unë kam parë ligjet, ligjet janë të ashpra. Nëse ligjet do zbatohen nuk gënjen dot. Ama vilat janë, shpenzimet janë. Si do operojë SPAK?”
Kështu shprehet avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa bën parashikimet për vjeshtën politike në Shqipëri. Sipas tij, Prokuroria Speciale deri tani është duke vepruar në sekret të plotë dhe ashtu duhet të veprojë.
Si jurist ai nuk do të flasë pa fakte juridike që çojnë në hamendësime për arrestime politikanësh, por ai është i sigurt se kush “ka futur lugën në kos” do digjet. E ndërsa Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar protesta, Spartak Ngjela thotë se protestat janë shëndet për demokracinë përsa kohë nuk eskalojnë në dhunë.
“SPAK-u ka pasur probleme në lidhje me strukturën e tij dhe shenjat janë që e ka kaluar. E para është financimi. Financimi tani është garantuar nga Kongresi Amerikan. Financimi përmban në vetëvete dhe mbrojtjen. Po përgatiten të godasin një lëvizje të ashpër mafioze që do të kundërpërgjigjet me armë. Tani janë gjërat gati. Pastaj shohim dhe dy iniciativa ligjvënëse që i kemi prezent në parlamentin shqiptar. Një e ka deklaruar opozita, tjetrën mazhoranca.
Njëra është për të rishikuar dhe njëherë ligjin e dekriminalizimit dhe tjetra për të vështruar arsye të tjera të të njëjtit tip. Njëri është për non gratat, tjetri është për heqjen e bllokimit për rishikimin e figurave në funksion të ish-Sigurimit të Shtetit. Të dy këto ligje po futen në parlament dhe kanë acaruar Saliun dhe Metën. Mazhorancat politike nuk i marrin nga qejfi ndërmarrjet për legjislacion të ri. E hisur në të tilla forma, kuptohet se ka brenda një sferë njerëzish që do ti kapë”, ka thënë avokati në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post