Krijimi Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, kërkon një megabuxhet, për arsye se ky institucion kushtetues që të gjithë presion shumë rezultate, do ketë shumë shpenzime në logjistikë dhe pagesa të tjera.
Ministria e Financave pak kohë më parë është njohur me shifrat e reja fianciare të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme, ku vetëm për SPAK-un janë kërkuar 845 milion lekë të reja.
Kjo shifër financiare që deri në këto momente është në diskutim, për të marë një “po” ose një “jo” nga ministria e Financave, është e ndarë në tre zëra kryesorë. Vetëm fondi i pagave, ku përfshihent pagesat e prokurorëve, sekretarëve të tyre dhe ndihmësave ligjore, si dhe gjithë administratës së institucionit, kap një shifër prej 161 milion lekë të reja.
Në këtë pagesë do përfshihet dhe pagesat e shoferëve personalë dhe bodigardëve. Zëri i dytë financiar lidhet me shpenzimet operative që ka një buxhet prej 30 milion lekë të reja, ku bëhet fjalë karburant, makina e materiale të tjera që do mundësojnë organizimin dhe funksionimin e punës në këtë prokurorinë SPAK.Zëri i tretë financiar lidhet me buxhetin e investimeve, ku shifra shkon në 654 milion lekë të reja.
Nëpërmjet këtij zëri planifikohen të kryhen investime në infrastrukturë, duke filluar nga kompjuterat,makinat e blinduara të çdo prokurori etj.Në total të treja këto zëra financiarë kapin shifrën prej 845 milion lekë të reja, që kërkohet për ngritjen dhe vënin në funksionim të SPAK-ut.
Vetëm maja e ajsbergut
Prokuroria e Përgjithshme, e cila pas implementimit të reformës do ndahet në tre institucione, si Prokuroria e Përgjithshëm,SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se shpenzimet do jetë tepër të mëdha dhe fondi shtesë prej vetëm 1 miliard lekë i propozuar nga ministria vetëm për paga, është i pamjaftueshëm. “Nga përllogaritjen tona ekonomike pagat janë vetëm një zë, dhe ky zë tregon vetëm majën e ajsbergut.
Po në kërkesat financiare që kemi çuar në ministri, shifra del tepër e madhe, pasi veç pagave do ketë mjaft shërbime të tjera që do kenë nevojë për para. Plus që ministria propozon vetëm një fond shtesë për pagat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve, ndërkohë haron që shumë shërbime të tjera që do kryhen në prokurori dhe gjykata nuk janë marrë parasysh”-tha një burim pranë prokurorisë.
Këtu futen një sërë investimesh në godinat e prokurorisë si dhe shërbime të tjera, që mundësojnë mbarëvajtjen e punës në gjykata dhe prokurori.Më tej të njëjta burime sqaruar se nga ana e prokurorisë janë bërë llogaritja e të gjitha zërave financiare me të cilat që prej ditësh është njohur dhe ministria e Financave. “Kjo shifër është shumë më e lartë nga ajo që propozon ministria e Financave, ndaj dhe në vazhdim sërisht besojmë se do këtë ndryshime të tjera në shpenzimet për pagat dhe zërat e tjerë që i takojnë vetëm prokurorisë”-thanë burimet.
Investimet
Zëri i tretë financiar lidhet me buxhetin e investimeve, ku shifra shkon në 654 milion lekë të reja. Nëpërmjet këtij zëri planifikohen të kryhen investime në infrastrukture.
Diskutimi
Kjo shifër financiare që deri në këto momente është në diskutim, për të marë një “po” ose një “jo” nga ministria e Financave, është e ndarë në tre zëra kryesorë.
Tabela Buxheti i SPAK-ut
Fondi i Pagave 161 milion lekë të reja
Shpenzime Operative 30 milion lekë të reja
Fondi i investimeve 654 milion lekë të reja
Diskutime rreth kësaj post