Juristi Kreshnik Spahiu përshkroi ndryshimet që kanë bërë dy partitë më të mëdha PS dhe PD gjatë këtyre 31 viteve.
Në një intervistë, ai theksoi se PD nga një parti e studentëve e të rinisë është kthyer në parti provinciale dhe të parti të pleqve. Sipas Spahiut e kundërta ka ndodhur për PS.
“PD ishte PD e studentëve, parti e rinisë, parti e qytetit, partia e intelektualëve, ndërsa PS e sapo krijuar që ndryshoi emrin nga Partia e Punës, ishte parti e pensionistëve. Pas 31 viteve kemi një skenë krejt tjetër, PD është parti e fshatit, e provincës së pleqve, ndërsa rinia, studentët e qytetarët janë përfshirë në FRESH, tek PS.
Pra PS i ka marrë të gjithë elektoratin e brezit të ri. PS me largimin e Fatos Nanos në 2005, solli në pushtet një lider të ri politik, Edi Ramën. Ky e pastroi PS nga gjithë plani i vjetër i Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos. Ai krijoi një shkollë të re politike”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post