Ditën e sotme, Kuvendi do të zhvillohet sërish pas seancës së djeshme maratonë. Seanca e sotme plenare, parashikohet që të ketë një axhendë të ngjeshur, ku në rendin e ditës sot është parashikuar që të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.
Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhor, lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.
Kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, gjë që do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Kështu, Kodin e Ri Zgjedhor i hap rrugë edhe votimit të votës së diasporës.
Në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për “Policinë e Shtetit” si dhe ligji për “Prodhimin e Armëve”.
Gjithashtu, sot pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.
Diskutime rreth kësaj post