Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me protestat që kanë zhvilluar studentët përgjatë dy ditëve të fundit kundër tarifimit të krediteve për mbetësit.
Boçi shkruan se ky është dhjetori i studentëve dhe trajtimi i tyre si klientë ka shpërthyer protestën e tyre.
Postimi i plotë
DHJETORI I STUDENTËVE
Tarifat e larta janë një spunto që ka nxjerrë në pah zemërimin e plotë të rinisë shqiptare.
Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre.
Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve.
Dhjetori është muaji i Rinisë.
Stop abuzimit me tarifat!
Stop harbutërisë kryeministrore!
Stop paaftësisë ministrore!
Stop mungesës së të ardhmes!
Diskutime rreth kësaj post