Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se mbledhja e sotme e parlamentit është antiligjore. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka tha se Rama sot do të bëjë antimiting në Lushnje, ndërsa në Parlament çon Taulant Ballën.
Paloka tha:
Është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që nuk përfaqëson jo shqiptarët, por nuk përfaqëson as ata që dikur mund ta kenë votuar PS. Sot ky parlament është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, pasi i salduan hyrjet në parlament, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Edi Ramës. Kanë filluar mbledhin parlamentin jo vetëm sikur e kanë privat, por edhe në ilegalitet. Ndërkohë që tjetri bën antimitingun në Lushnje, se vetë ikën, as nuk rri në parlament, dërgon Taon dhe Spiropalin në Parlament.
Diskutime rreth kësaj post