Partia Demokratike ka thirrur sot më 12 nëntor, ora 16:00, protestën kombëare, me moton: “Shqipëria në rrezik, protesto! T’i dalim zot bashkë”, Kryetari i PD-së, në një deklaratë për media dje, prezantoi disa nga risitë e saj, ndër të tjera, alternativën anti-krizë që propozon Partia Demokratike dhe opozita në tërësi për përballimin e situatës së vështirë ekonomike në vend.
“Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e Rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër, – theksoi Berisha, – dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.
Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.
Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë. Të largojmë një person, një antishqiptar, një ramik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar“, tha Berisha.
Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka zgjedhur këtë radhë të publikojë mesazhe me video nga shtresa të ndryshme të popullatës, nga të rinj e të reja, për të mundur indeferencën, lodhjen dhe apatinë dhe zgjuar shpirtin qytetar për ndryshim të gjendjes në vend.
Diskutime rreth kësaj post