Presidenti i Republikës, Ilir Meta sheh referendumin si të vetmen zgjidhje për krizën politike.
“Qytetarët të kërkojnë referendumin, kjo është zgjidhja. Dhe do ta shohësh sa mirë do të ecë dialogu politik. E dot sot? E bëjmë sot se unë nuk pres nga klasa politike që të bëjë një dialog politik të përgjegjëshëm, nuk e pres këtë gjë as e po të ishte do e kishte bërë.
Më parë thonin që e keqja e vendit ishin Nano dhe Berisha, por tani dëgjoj njerëz që thonë të keqen e Nanos dhe të keqen e Berishës. Prandaj e vetmja mënyrë është referendumi, një lëvizje mbarëpopullore”, – tha Ilir Meta në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post