Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi ka treguar se çfarë u lejohet dhe çfarë u ndalohet subjekteve politike gjatë një muaji fushatë në bazë të kodit zgjedhor.
Luzi theksoi se në kodin zgjedhor është e përcaktuar qartë çfarë se partitë politike kanë të drejtën për të bërë propagandë, por në mënyrë të ligjshme.
Deklarata e Kryetares së KQZ:
“Ajo që u ndalohet është e përcaktuar dhe ka të bëjë me disa rregulla, kushte dhe kufizime, që kanë të bëjnë me sigurimin e paanësisë të operatorëve radiotelevizivë. Të gjitha këto bëhen me qëllim garantimin e barazisë së subjekteve zgjedhore, por duhet edhe mbrojtja nga deformimi, censura apo edhe përdorimi i kundërligjshëm i mediave nga subjekte të caktuara zgjedhore. Këto janë ndalesa që u bëhet subjekteve dhe mediave”, tha ish-kryetarja e KQZ në Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post