Sot i shohim duke bërë rolin e gazetarit dhe politikanit, por në fakt profesioni i tyre i vërtetë nuk ka shumë lidhje me punën që bëjnë sot.
Edhe pse sot janë ndër emrat më të suksesshëm të ekranit dhe profesionistë në fushën që ata përfaqësojnë, shkollimi dhe profesioni që ata kanë në të vërtetë nuk përputhet me atë që bëjnë.Madje shumë prej tyre nuk e kanë ushtruar kurrë profesionin e tyre të vërtetë dhe janë përqëndruar në një profesion tjetër që atyre i leverdis.
Luana Vjollca është një nga vajzat më të njohura në botën e televizionit. Ajo ushtron profesionin e moderatores por profesioni i saj i vërtetë është avokate të cilën nuk e ka ushtruar kurrë. Luana është një nga vajzat më në zë të momentit dhe mjaft e pëlqyer gje të cilën nuk do e arrinte dot nëse do ushtronte profesionin e avokatisë.
Edi Rama sot është kryeministri i Shqipërisë port ë gjithë e dime që ai në profesionin e tij është thjesht një piktor. Një profesion që nuk ka fare lidhje me politikën.
Sali Berisha sot një ndër politikanët më të suksesshëm, por profesioni i tij i vërtetë është ai i doktorit.
Elvana Gjata disa ditë më pare zbuloi se ajo ka studiuar për regji, gjë për të cilën nuk ka shfaqur kurrë interes deri më sot.
Soni Malaj është diplomuar për gjuhë të huaja, për degën e frengjishtes, por nuk e ka ushtruar kurrë si profesion.
Turjan Hyska është një tjetër moderator i cili ka studiuar për shkenca politike. Si fillim një këngëtar dhe më pas një moderator duket shumë qartë që skanë lidhje me profesionin e tij të vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post