Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, ku janë planifikuar të hapen 19 qendra të votimit, prej të cilave 13 do të jenë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”.
Në të kaluarën, në këtë zonë janë hapur 44 qendra votimi.
Ndërsa sot është vënë re se ka pasur vonesa në furnizimin me material të ndjeshëm dhe shpenzues në qendrat e votimit.
Në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb.
Ajo është Sllagjana Pantiç, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.
Diskutime rreth kësaj post