Me një foto zyrtare me fëmijët e tij, Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e fundit si President i Republikës në Shqipërisë, në faqen e tij në “Facebook”.
Ai dorëzon sot detyrën te Bajram Begaj, ndërsa e quan nder dhe privilegj t’i shërbente këto pesë vite vendit. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, Meta vijon më tej duke uruar më të mirën për kombin.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.
Ilir Meta u zgjodh president më 4 korrik të 2017-ës.
Ai ishte propozim i socialistëve dhe u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota, në një kohë që opozita kishte muaj që bojkotonte dhe ishte vendosur në çadrën para Kryeministrisë.
Por shumë shpejt situata ndryshoi.
Ilir Meta u kthye në kundërshtarin më të fortë të atyre që e votuan.
Gjatë këtyre viteve në detyrë, ka pasur përplasje të forta mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Vijon…
Diskutime rreth kësaj post