Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu kishte disa mesazhe pas faljes në mëngjes në sheshin “Skënderbej”. I pyetur për xhaminë e re në qendër të Tiranë, ai tha se puna po vazhdon, por shprehu rezerva.
“Xhamia e Namazgjasë akoma nuk ka mbaruar nga brenda, por ka edhe gjëra nga jashtë akoma të papërfunduara. Në momentin që mbaron ajo do hapet. Duke shpresuar që ajo xhami si mozaik, siç janë katedralet e tjera, do të plotësohet.
Natyrisht unë e kam shprehur edhe më parë që xhamia nuk na zë për faljen e Bajramit, por për ditën e premte të Xhuma, është e mjaftueshme”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu. U kërkoi muxhahedinëve të MEK-ut që janë në Manzë që të qëndrojnë sikur i ka hije mikut.
“Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato mësë miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”, u shpreh Spahiu.
Një mesazh edhe për Kosovën. “Natyrisht që edhe për situatën në Kosovë ne i lutemi Zotit që të ulen tensionet dhe të gjendet gjuha e përbashkët, e maturisë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të përbashkëta, posaçërisht në Kosovë. Vullneti i atyre palëve sa më shpejt të gjejë një zgjidhje”, theksoi Bujar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post