Veliaj: Debati është i mirë, por PS nuk është qëllim në vetvete
Fjalën e hapjes se ka mbajtur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u shpreh se, “Debati është i mirë, por le të mos ngatarrojmë një gjë. Partia Socialiste nuk është qëllim në vetvete, kryetari i Partisë Socialiste nuk është qëllim në vetvete, Sekretari i Përgjithshëm nuk është qëllim në vetvete. Të gjthë këta njerëz janë mjete në duart e Partisë Socialiste dhe në duart e popullit tonë shqiptarë për të qënë kryeshërbëtorë të Shqipërisë. Miqtë e mi të mos i trajtojmë garat si një qëllim në vetvete. T’i konsiderojmë si gara idesh ku ne të kemi mjetin e fortë në duart e çdo shqiptari për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur”.
Balla: PS ka ndryshuar vendin
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij theksoi se, “Partia Socialiste ka ndryshuar vendin. I ka dhënë një shtet Shqipërisë. Partia Socialiste ka përmirësuar jetën e shqiptarëve, duke bërë realitet premtimet e saj”.
Në rend dite janë parashikuar 6 pika, të cilat nisur nga ecuria e debatit, nuk përjashtohet dhe të ndryshojnë. Për të drejtuar secilën nga 6 temat e rendit të ditës, përfaqësia e delegatëve do të zgjedhë 6 presidiumet që do të orientojnë debatin ose votimin sipas rastit.
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi do të flasë për anëtarësimet e reja në parti, kreu i komisionit të garancive statutore Fatmir Xhafajt do të prezantojë statutin e ri të partisë. Por në punimet e këtij Kongres mësohet se do të flasin pothuajse të gjithë ministrat dhe deputetët.
1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste nga ku do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e Asamblesë.Kongresi
Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të asamblesë kombëtare dhe 9 anëtarët e komisionit të garancive statutore.
Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegate do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë dhe nëse kryesocialisti do të kalojë ose jo në referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.
Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme ët partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.
NDIQENI LIVE:
Broadcast live streaming video on Ustream
Diskutime rreth kësaj post