Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar për konfliktin mes aktores Elia Zaharia dhe Princ Lekës, këtë 8 mars, çështje e cila ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.
Ajo shprehet se rasti nuk është vetëm i Elias, por i shumë grave dhe vajzave në vendin tonë, ndërsa thotë se një ditë mund të jetë dhe vetë në video. Artistja shprehet se gratë jemi fizikisht me delikate, por kanë një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendohet.
Video dhe foto të tyre që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat ushqejn me klikime portale te ndyshme. Do ti lutesha te gjithëve të mos i japim ushqim kësaj gazetarie të uritur për famë e like. Të mos komentojmë asgjë në video dhe foto të tilla.
Dje ishte një vajzë në këto video, sot Elia, nesër une e më pas mund të të ndodh dhe ty. Ndoshta ne gratë jemi fizikisht me delikate, por kemi një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendoni. Kur lind grua duhet gjithmonë të tregojmë që jemi të denja për rolin që kemi. Gratë gjithmonë kanë luftuar dyfish.
Gjithmonë duhet te mbajmë dy rëndesa ne sup, atë privaten dhe atë socialen. Por mos të harrojmë që ne gratë jemi kolona vertebrale e shoqërisë. Gratë kanë këllqe. “Vetēm se i kanë pak më lart se burrat.”tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post