Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e vajzave St. Maryderisa në vitin 1944 u emërua drejtoreshë. Më 17 gusht të vitit 1948 ajo veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe pasi përfundoi një kurs mjekësie pranë Motrave Misionare në Patna, u kthye përsëri në Kalkuta. Aty vizitoi lagjet e varfëra duke ushqyer të uriturit dhe mjekuar të sëmurët. Menjëherë rreth saj filluan të bashkoheshin edhe shumë nga ish nxënëset e kolegjit.
Në vitin 1960 motrat e Nënë Terezës qenë të përhapura në të gjithë Indinë. Ndërsa në harkun kohor ndërmjet viteve 1980-1990 Nënë Tereza hapi shtëpi misioni nëpër vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish Bashkimit Sovjetik, Kubë, Shqipëri etj.
Për punën bamirëse asaj i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga Çmimi Indian Padmashri në vitin 1962 dhe deri tek Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979.
Në vitin 1997, Nënë Tereza kishte rreth 4000 motra, të cilat kryenin misionin në 610 shtëpi bamirësie në 123 vende të botës. Tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa ndërroi jetë më 5 Shtator 1997.
Pa kaluar as dy vjet nga vdekja e shenjtores, Papa Gjon Pavli II lejoi të fillonte procedura e kanonizimit. Kështu më 20 dhjetor 2002 u miratua dekreti për mrekullitë e shenjtores.
Data e zhvillimit të ceremonisë së beatifikimit të Nënë Terezës u vendos që të ishte 19 tetori i vitit 2003.
Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit. Nënë Tereza ka shëruar një grua indiane, e cila quhej Monika Bersa që vuante nga një tumor.
Dita e lumturimit të Nënë Terezës përkonte me 25-vjetorin e ngjitjes në fronin e Vatikanit të Papës Gjon Pali II.
Më 5 shtator 2016 u bë edhe shenjtërimi i Nënë Terezës.
Diskutime rreth kësaj post