Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian kanë hyrë në ditën e fundit. Negociatorët e BE dhe Britanisë po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të favorshme që të mos shkaktohet një krizë tregtare.
Edhe pse bisedimet po zhvillohen intensivisht, palët deklarojnë se mund të mos arrihet marrëveshja e kërkuar. Kushtet e ofruara nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë “të papranueshme” për Britaninë.
Nga ana tjetër Kryeministri Boris Johnson pritet të flasë me edhe njëhere Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe afati për përfundimin e bisedimeve të shtyhet dhe për disa ditë të tjera.
Duke iu referuar burimeve nga qeveria raporton se administrata e Johnson “nuk do të lë asnjë gur pa lëvizur në këtë proces, çdo marrëveshje duhet të jetë e drejtë dhe të respektojë pozicionin themelor se Britanisë si një komb sovran brenda“.
Pika kryesore e bllokimit në bisedime është se sa duhet t’i përmbahet rregullave ekonomike të BE në të ardhmen Britania e Madhe. Po ashtu të drejtat e peshkimit janë një fushë tjetër kryesore e mosmarrëveshjeve.
Diskutime rreth kësaj post